Pamje tmerri në Shkup nga përmbytjet, 15 të vdekur

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=tugEcpRNPcY” width=”560″ height=”315″]

Maqedonia është përfshirë nga reshje të dendura të shiut, të cilat mendohet se kanë shkaktuar 15 viktima.

Shkupi është rajoni më i prekur nga përmbytjet që prej pasdites së djeshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata me e rende eshte ne lagjet Hasanbeg, Stajkovc, Haracine dhe ne disa fshatra te malesise se Tetoves. Mosreagimi ne kohe i autoriteteve ka berë qe bilanci i përmbytjeve të jetë tragjik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa në disa zona periferike banorët u evakuuan për shkak të pamundësisë për të qëndruar në shtëpitë e zaptuara nga uji.

Probleme për shkak të reshjeve ka pasur edhe në Komunën e Çairit.

Banorët e lagjeve të kësaj komune po “luftojnë” me ujin i cili ka hyrë nëpër bodrumet e shtëpive të tyre.

Gjithashtu nga reshjet e shiut ka pasur probleme edhe me valët e telefonit dhe furnizimin me energji elektrike.

Ndërkohë bulevardi “Serbia” në Shkup, mësohet se është përmbytur krejtësisht dhe mbi ujë notojnë makinat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?