Pamje trishtuese, pylli me pisha në Shëngjin nuk është më (FOTO)

Pamjet në video tregojnë se çfarë ka mbetur pas shuarjes së zjarrit që vijoi më shumë se 24 orë në malin e Shëngjinit. Dhjetra ha të bëra shkrumb e hi,  Pisha të djegura. Një pllajë e tërë mali që është e shkrumbuar.

Pylli me pisha e shkurre te tjera nuk është më! Ndërkohë, policia ka arrestuar dy persona si autorë të zjarrvënies.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, rreth orës 21:45 datë 22 gusht, në Malin e Shëngjinit tek ” Lugu i Lemes”, dyshohet që i kanë vënë zjarrin malit me qëllim hapjen e kullotave për bagëtitë dhe prerjen e lëndëve drusore për shitje, zjarr i cili ka marrë përmasa duke djegur disa hektarë bimësi e pisha si dhe rrezikuar banesa e jetë njerëzish”,- thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

VIDEO/Pamjet e Shëngjinit pas zjarrit

SHKARKO APP