Pamjet e frikshme nga aksidenti në Gjirokastër (Foto)

Të tjera detaje dalin në dritë nga aksidenti i rëndë që ndodhi gjatë natës në Gjirokastër, ku për pasojë një person humbi jetën dhe u plagos një tjetër.

Raportohet se mjeti ka qenë duke ngjitur aksin dytësor të Gërhotit që lidhet me rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë, por ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në kthesë duke u përplasur me një mur anësor. Për pasojë humbi jetën pasagjeri J. L., 34 vjeç dhe u plagos drejtuesi i mjetit, shtetasi E. H. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani nuk dihen detaje nga aksidenti në fjalë, ndërkohë që mendohet se drejtuesi i mjetit ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Janë siguruar foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet se mjeti është shkatërruar plotësisht. BW

SHKARKO APP