Pamjet e frikshme të aksidentit që u mori jetën dy këmbësorëve në Porcelan (VIDEO)

Një aksident tragjik tronditi Tiranën ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko”. Në pamjet e publikuara  shihet se makina me drejtues Eljon Lazrin, ka tentuar që të parakalojë mjetin tip “Golf”, që po merrte kthesë, por është përplasur me të.

Më tej nga shpejtësia që kishte makina e Lazrit përplasi dy këmbësorët që po kalonin në vijat e bardha. Ndërkohë policia ka arrestuar dy drejtuesit e mjeteve, Eljon Lazri, i cili është dërguar në spital pasi është plagosur dhe Edmond Murati, i cili ndodhet në polici për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 15:15 në rrugën “Xhanfize Keko” automjeti me drejtues E. L, është përplasur me automjetin me drejtues E. M.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si pasojë e përplasjes janë përshirë në aksident dhe dy këmbësor të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Dy drejtuesit e automjeteve E. L dhe E. M janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e dy shtetasve që ndërruan jete.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?