Pamjet e trishta nga Tirana! Rrugët bosh, qytetarët i binden “shtetrrethimit”

Sot vendi është i gjithë në izolim deri të hënën, për shkak të masave të marra në kuadër të frenimit të COVID-19, pamjet që shihni vijnë nga Tirana.

Rrugë bosh, pa kalimtarë dhe drejtues mjetesh, që e kthejnë kryeqytetin në një qytet ‘fantazmë’. News 24 sjell pamjet e trishta nga metropoli i Shqipërisë, që nuk jemi mësuar të shohim.

Tashmë prej disa ditësh Tirana dhe qytetet e tjera po respektojnë fashat e orareve të vendosura nga autoritetet, ndërsa dalja e tyre është e kufizuar. Deri më tani në vendin tonë janë 197 persona të prekur, ndërsa 10 pacientë kanë ndërruar jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?