PAMJET/ Momenti kur paratë po transportoheshin në pistën e avionit (VIDEO)
Vetëm dy dita pas grabitjes në Aeroportin ‘Nënë Tereza’, ka dalë një video e cila tregon se në çfarë kushtesh sigurie transportohen paratë në aeroport.
Në video, e cila është e publikuar nga emisioni investigativë ‘Stop’ dallohet qartë se kushtet e sigurisë janë pothuajse zero.
Nga pamjet duket që makinat blind të policisë private vijë me rradhë për të kaluar çantat me para.
Video është kapur nga një pasagjer i cili ndodhej në avionin ku do të transportoheshin dhe paratë gjithashtu, të cilat kishin destinacion Vjenën.
Ndërkohë që policia ende nuk ka identifikuar asnjë nga autorët e grabitjes, pista kryesore e dyshimit hnë të cilën edhe po kërkohën autorët është Kruja dhe Fushë-Kruja.

KOHA JONË SONDAZH

