Pamjet nga dhoma e “ferrit”. Anisa u dergj e pajetë për muaj me radhë, ja si e mbanin

Vetëflijimi i familjes Josifi në Tiranë, është një nga temat kryesore në ekranet televiziv të vendit dhe tek bisedat e qytetarëve. Për këtë ngjarje të frikshme kanë nisur edhe hetimet. Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit, janë fokusuar tek rrugëtimi fetar i familjes Josifi, gjë që sipas hetuesve do të ndihmojë në zbardhjen e vetëvrasjes tragjike të nënës me të bijën. Kjo ngjarje horror ka bërë që të hetohen të gjitha lëvizjet e kësaj familjeje për të mësuar se kush fshihet pas predikimeve për vetëflijimet.

Dera e banesës së familjes Josifi qëndron e mbyllur. Brenda kanë mbetur ende gjurmët e tragjedisë qe u konsumua pas këtyre mureve. Fqinjët e pallateve përballë arrijnë t’i dallojnë me sy të lirë pas dritareve pa perde, dhomën dhe shtratin ku nëna dhe motra mbajtën në mënyrë makabre të pavarrosur vajzën tjetër.

Ky është shtrati, në dhomën e ferrit, ku Anisa Josifi, u dergj e pajetë për muaj me radhë. E ëma e saj, Zhaneta dhe e motra Blerta, kishin vendosur edhe këtë ventilator për të larguar insektet dhe kundërmimin e rëndë nga trupi i pajetë i Anisës. Në këtë shtrat vajza që gjet gjysmë e dekompozuar, lyhej nga e ëma dhe e motra me vaj e uthull, në pritje të ringjalljes së pretenduar.

Ajo çfarë dihet vjen nga dëshmitë e Blerta Josifit, e vetmja e mbijetuar por në gjendje të rënduar psikologjike. Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se po hetohet se cili ka qenë sekti apo organizata fetare, ku bënin pjesë tre pjesëtarët e familjes Josifi. Blerta po trajtohen në spitalin psikiatrik për shkak të deklaratave të çuditshme që u ka dhënë mjekëve, por ajo është personi kyç që do të hedh më shumë dritë, në atë çka ato besonin.

SHKARKO APP