Pampuri: Me drogë dhe krim, BE e ka të pamundur të pranojë Shqipërinë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi situatën politike në vend dhe çeljen e negociatave.

E pyetur nëse mund të pranohen si justifikim problemet e brendshme të BE-së, nëse vendit nuk i hapen negociatat, Pampuri tha se problemi i vërtetë janë krimi dhe droga.

Për këto dy faktorë sipas saj BE e ka të pamundur që të pranojë Shqipërinë.

Gazetari: Pritshmëritë tuaja për negociatat dhe çfarë do të nënkuptonte një vendim i mundshëm negativ? A mund të pranohet si justifikim fakti i problemeve të brendshme të BE-së?

Oriola Pampuri: Unë nuk do të konsideroja se një vendimmarrje e tillë do të ishte për shkak të një problematike të brenshme të BE-së. Jo aspak. Nëse secili prej nesh do bënte një analizë, do ishte keptik se si mund t’i hapeshin negociatat një vendi si Shqipëria me kaq shumë probleme. Jo probleme sociale, jo probleme ekonomike. Sepse do të justifikoheshim me faktin që çdo vend i Evropës ka probleme sociale, ekonomike dhe pse jo të këtij niveli. Jemi të parët në botë për azilkërkues, por përpos varfërisë dhe të gjitha problematikave të tjera, ne kemi probleme me krimin dhe drogën dhe kjo është e pafalshme dhe e pamundur që Evropa të pranojë një shtet të tillë.

Pampuri: Me drogë dhe krim, BE e ka të pamundur të pranojë Shqipërinë

SHKARKO APP