Pampuri: Në pandemi është rritur dhuna ndaj grave, strukturat ndihmuese nuk kanë funksionuar
Në një intervistë për Ora News, kandidatja e PD-së Oriola Pampuri u shpreh se gjatë pandemisë ka pasur një rritje të dhunës ndaj grave, por që nuk janë denoncuar.
Sipas Pampurit, strukturat që duhet të mbrojnë gratë nuk kanë funksionuar duke theksuar se prandaj gratë nuk kanë besim që të denoncojnë këtë fenomen.
Pampuri: Gjatë pandemisë ka pasur probleme lidhur me dhunën ndaj gratë. Ne në raport me strukturat e referimit në këto 8 vite nuk kanë funksionuar. Gjatë pandemisë kjo gjë ka qenë më e shprehur, sepse duke qenë të gjithë të mbyllur në ambientet e shtëpisë dhe me njëri-tjetrin. Në raste4t kur ka pasur konflikte dhe gratë kanë qenë të dhunuara, sigurisht që dhuna ka qenë më e lartë dhe referimi i dhunës ka qenë më i ulët për shkak të situatës me pandeminë. Por gjithsesi është referuar një numër i lartë gratë të dhunuara.
Në raste të tilla strukturat që duhet të ofronin ndihmë nuk kanë funksionuar. Ne e kemi bërë pjesë të programit tonë që në njësitë administrative duhet të kishte persona të kualifikuar. Të gjitha këto raste do të nxiten që të denoncojnë dhunën. Fakti që ne kemi përmendur 3 shtylla të rëndësishme si arsimi, pavarësia ekonomike dhe vendimmarrja. Nëse një grua nuk ka pavarësi ekonomike dhe një ligj apo gjykatë që e mbron, sigurisht që nuk do të ketë besim që ta denoncojë këtë dhunë. Këto hallka nuk kanë funksionuar.
Pampuri shtoi se PD ka në programin e saj edhe ndihmesën e fëmijëve të grave të dhunuar duke u dhënë mundësi dhe ndihmë atyre.
Pampuri: Ne kemi pjesë të programit shkollimin e fëmijëve të këtyre grave që dhunohen. Çdo grua që dhunohet nuk e referon dhunën sepse nuk ka kush ta mbrojë dhe nuk zbatohet ligji. Nëse i promovojmë këto pika dhe do t’u japim mundësi që ta referojnë dhunën dhe më pas do t’u ofrohet një ndihmë atyre dhe fëmijëve, jam e bindur që do të kemi një numër të shtuar të grave që do të denoncojnë dhunën, sepse përmirësimi i kësaj situata fillon nga arsimi, pavarësia ekonomike dhe zbatimi i ligjit.