Pamundësia për qasje në internet, zv. ministrja e Arsimit: Nuk më ka ardhur asnjë rast i tillë deri më tani
Në një intervistë për Ora News, zv. Ministrja e Arsimit dhe Rinisë, Aspasjana Kongo u shpreh se problematika më e madhe është punësimi, por ka probleme të tjera si mësimi online në kohë pandemie.
E pyet lidhur me problematikat që nxënësit hasin me qasjen në internet, zv. Ministrja tha se asaj nuk i janë adresuar problematika të tilla deri më tani.
Kongo: Problematika më e madhe është punësimi, por ka probleme të tjera si mësimi online në kohë pandemie. Ajo që unë shikoj në një realitet kombëtar, është se mentaliteti i të rinjve ka ndryshuar dhe se duan të pasurojnë veten ne eksperienca të reja. Deri më sot nuk ka ardhur për problematika të tilla si problematikat me aksesimin në internet, qoftë edhe të shkruajnë në faqen tonë në Facebook.
Gjithmonë kur ka një problematikë duhet të adresohet kur eksiton një problematikë e tillë. Mua më kanë ardhur shumë problematika të ndryshme, por një gjë e tillë nuk më ka ardhur. Ne jemi në bashkëpunim me disa organizata për të lehtësuar këtë gjë sa i përket arsimit parauniversitar, janë shpërndarë shumë tableta edhe me biznese, ku janë ofruar për linjën e internetit dhe një paketë interneti. Mua personalisht nuk më është adresuar një gjë e tillë.