Panairi i karrierës, Ruçi: Mbështetja për fermerët dhe jo për sekserët

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka qenë sot i pranishëm në Universitetin Bujqësor te Tiranës, në kuadër të “Panairit të Karrierës”.

Teksa vlerësoi të rinjtë për zgjedhjen e këtij profesioni, Ruçi tha se fuqia e diplomave është ende e vogël për tregun. Po ashtu Ruçi tha se sektori i bujqësisë dhe zhvillimi rural kërkojnë mbështetje, ndërsa shtoi se mbështetja të shkojë të fermerët dhe jo sekserët.

“Fragmentarizimi i tokes eshte pengese per zhvillim. Fermeret kane rreth mbi 1 milion prona te ndara. Por ndarja e fermereve nuk favorizon produktivitetin. Ka ende mungesa ne sistemin vadites. Bujqesia dhe zhvillimi rural kerkojne mbeshtetje. Mbeshtetja te shkoje te fermeret, jo sekseret. Kuvendi vitet e fundit ka bërë mjaft ndryshime që mbështesin bujqësinë. Duhet të hedhim më shumë sytë nga tregjet e vendit, nga deti, liqenet, nga peshkatarët. Ju duhet të ndihmoni më shumë ata me profesionist. Fuqia e tregut të diplomave që lëshoni është ende e ulët. Ndaj Kuvendi, qeveria, kryeministri do ju ndihmoj. Unë ju premtoj se do na keni në mbështetje të profesionit tuaj fisnik”, tha Ruçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?