Panairi i punës, Rama: Mos më shkruani ”O legen na gjej punë” (FOTO)

1 maji është dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Kryeministri Edi Rama, ka qenë i pranishëm në panairin e punës të zhvuilluar në sheshin Skënderbej. Në një komunikim për mediat, kreu i qeverisë tha se puna nuk vjen në shtëpi apo në kafe, por kërkohet. Me ironi, Rama tregoi edhe mesazhet që merr nga njerëzit në facebook.

”Puna nuk është vetëm puna në shtet. Në të gjitha ndërmarrjet e Shqipërisë ka vende pune. Puna nuk vjen në shtëpi, nuk është vetëm punë shteti dhe për ne është e domosdoshme që të ndajmë njëherë e mirë që të funksiojnë që të lëvizim si një çadër e lëvizshme. Pagat duhet të rritet, por që të rritet, duhet të rritet ekonomia. Këtu në këtë panair ka edhe paga të ulëta, mesatare, dhe të larta. Ka banka që kërkojnë punonjës. Çelja e vendeve të punës është reale. Se pastaj do të themi më mirë në kafe me paratë e babit dhe pastaj në facebook, duke i shkruajtur kryeministrit ”O Legen na gjej punë”,-tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?