Panariti: Dhunimi territorial i Universitetit Bujqësor është produkti i parë i “Paktit për Universitetin”

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar në Facebook në lidhje me situatën e protestës së studentëve të Universitetit Bujqësor për ndërtimi në territorin e fidanishtes së këtij institucioni.

“Dhunimi territorial i Universitetit Bujqësor është produkti i parë i “Paktit për Universitetin”. Reagimi i studenteve dhe i trupes akademike te Universitetit Bujqësor, ndaj dhunimit të kampusit të tyre me ndertime jashtë misionit dhe funksionit të Universitetit, duhet të jete parimor.

Ky qendrim duhet të jete :”Asnjë meter katror i territorit në pronesi të UBT nuk mund të perdoret per qellime jashtë  universitare! As një meter! Perndryshe dhuna territoriale do ti shtohet diskriminimit  të instaluar studentor dhe atij akademik. Nuk duhet te mbahen qendrime oportuniste të tipit mos na dhunoni në qender, por shtyhuni pak më tutje. Sepse kampusi Universitar është vetë Universiteti”, shkruan Panariti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?