Panariti: Hidrovoret të furnizohen me energji pa ndërprerje

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rrual dhe Administrimit të Ujrave Edmond Panariti kërkon furnizimin me energji në mënyrë të pandërprerë për hidrovorët me qëllim shmangien e përmbytjeve.

Pas situatave të krijuara në Vlorë e Fier për shkak të reshjeve të shumta dhe rrezikut se lumenjtë mund të dalin nga shtrati, Panariti ka nisur isnpektimet në terren.

Në një prononcim telefonik për mediat, ministri Panariti siguroi se situata është nën kontroll, por tha ai, është e domosdoshme furnizimi me energji elektrike i hidrovoreve. Hidrovorët, tha Panariti, janë në gjendje pune, por mungon energjia elektrike.

“Në rast se ato nuk furnizohen me energji atëherë rrezikohet edhe përmbytja e tyre, çka do të rëndonte situatën”, deklaroi Panariti.

SHKARKO APP