Panariti: Investimi dhe fitimet për oligarkinë, ndersa taksat e tatimet për vegjëlinë

Nga Edmond Panariti

Investimi dhe fitimet për oligarkine, ndersa taksat e tatimet për vegjeline! Ne një vend si Shqiperia, pa burse dhe pa tregje të aksioneve, ulja e tatimit mbi dividentin eshte teresisht fitim i paster dhe i dhuruar vetëm per një kaste oligarkie dhe ultra të pasur.

Kjo sepse aksionet e korporatave nuk hidhen ne treg per shitblerje , që të mund te blihen nga kushdo që ka kursyer ca para dhe deshiron qe ti investoje ato për të fituar dicka. Për këtë aresye, njerezit e thjeshte dhe shtresa e mesme nuk kanë asnjë mundesi që ti investojne kursimet e punës së tyre në burse dhe aksione. Sepse aksionet dhe dividentet janë vetëm për eliten dhe jo për ta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ato dhe qarku i interesave janë hermetikisht të mbyllur me vetëm dy aktore, Qeveri – Oligarki. Këtë e di mirë qeveria, e cila nuk heziton por shkel mbi kushtetute, ligj dhe parlament dhe ja pergjysmon brenda nates tatimin mbi fitimin, kastes me të cilën ajo ndan parate e taksave tona neper skema abuzive koncesionare. Ndersa nuk ndalet së rrituri barren e taksave dhe tarifat per shtresen ne nevoje dhe ate te mesme. Dhe madje në mënyrë skandaloze i jep ketij ndryshimi ligjor në favor të ultra pasanikeve edhe efekt prapaveprues.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra ju zbret korporatave dhe ju le pa vjele atyre dhe ato para tatimesh që ata na detyrohen para hyrjes në fuqi të ketyre ndryshimeve në ligj. Pra një dhurate e majme për ta por edhe per veten e tyre për Vit te Ri. Sa hap e mbyll syte, falen me miliona euro detyrime tatimore, që duhet të shkonin në fakt si investime për arsim, shendetesi, bujqesi dhe infrastrukture.

Kështu fryhen kontot e oligarkeve dhe xhepat e pushtetit, por vazhdojne të treten parate për studentet, fermeret, minatoret, pensionistet. Të gjithë keta, nuk kane rruge tjeter vec ti kycin edhe ato pak kursime në leke apo euro, nëper sirtaret e bankave me interes zero por që do tu ulet vlera pak e nga pak dhe ditë për ditë nga inflacioni dhe komisionet bankare.. E sikur të mos mjaftonte kjo, me parate e kursimeve te tyre, bankat po kreditojne oligarket. Sepse vetem keta disponojne garanci sovrane qeveritare si kolateral për të marre kredi investimi.

Në këtë mënyrë ata në lojen e tyre për fitim nuk rrezikojne fare parate e tyre, por perdorin vetëm kursimet e të tjereve , për tu hedhur ne aventurat e PPP-ve me partner qeverinë. Per këtë aresye ikona e kapitalizmit Amerikan, Henry Ford ndersa u drejtohej oligarkeve dhe qeveritareve shprehej :”Te jeni të lumtur që njerezit e thjeshte nuk e kuptojne se çfarë behet me parate e tyre, sepse po ta dinin do t’ju permbysnin që pa u gdhire dita mirë “

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?