Panariti- Karsting: Eksperiencë amerikane për bursën bujqësore dhe rritjen e eksporteve

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në SHBA, në takimet me zyrtarët e lartë të Politikave të Jashtme në Departamentin Amerikan të Bujqësisë, ka kërkuar eksperiencën amerikane në ndërtimin e bursës bujqësore shqiptare.

Ministri Panariti gjatë takimit me Phil Karsting, Administrator për Shërbimet e Politikat e Jashtëme në Departamentin Amerikan të Bujqësisë, diskutoi për  ekperiencën  amerikane në ndërtimin e bursës bujqësore shqiptare, bujqësinë me porosi dhe garantimin e transparencës së çmimeve  të prodhimeve bujqësore.

Ministri Panariti kërkoi rritjen e mëtejme të eksporteve të bimëve mjekësore në tregun amerikan. Ndërsa gjatë takimit me Patrizio Pagano, Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë, Italinë dhe Greqinë në Bankën Botërore, Ministri Panariti vuri theksin në rënldësinë e projekteve të Bankës Botërore në mbështetjen e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit dhe menaxhimin e riskut, shtimin e financimit.

SHKARKO APP