Panariti: Modifikimi i kufijve entikë sjell luftë e destabilizim

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, ka komentuar çështjen e shumëpërfolur për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Panariti shkruan se: “Korrigjimet” territoriale me shperngulje si në 1998 dhe tezat për “modifikim” të kufijve njëzet vite më pas, me kompas dhe vizore “etnike”, kanë një perfundim të përbashkët, luftën dhe destabilizimin. Ruajtja e shoqërive multietnike dhe krijimi i kushteve për bashkëjetesë, prosperitet ekonomik dhe diversitet kulturor qëndrojnë në themelet e Evropës së bashkuar.”

Postimi i plotë i Panaritit

Swiss Digital Desktop Reklama

Gërsherët “etnike” me vizore dhe kompas territoresh janë fara e hedhur e konfliktit! “Korrigjimet” territoriale me shperngulje si në 1998 dhe tezat për “modifikim” të kufijve njëzet vite më pas, me kompas dhe vizore “etnike”, kanë një perfundim të përbashkët, luftën dhe destabilizimin. Ruajtja e shoqërive multietnike dhe krijimi i kushteve për bashkëjetesë, prosperitet ekonomik dhe diversitet kulturor qëndrojnë në themelet e Evropës së bashkuar. Vetëm duke i ruajtur dhe forcuar këto vlera, do të integrohemi në Evropë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?