Panariti shpjegon bllokimin e eksportit të patates në Poloni
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka shpjeguar arsyet e bllokimit të eksportit të patateve në disa vende të BE-së.Kreu i Bujqësisë deklaroi se analizat e laboratorëve shqiptarë njihen edhe në vendet e europiane, por për pataten kërkohet një monitorim më i gjatë pasi mbart më shumë sëmundje dhe Shqipëria aktualisht ka përmbushur vetëm gjysmën e tyre.
Bllokimi i eksportit të patates në disa vende të Bashkimit Europian ka ardhur pasi për këtë produkt nevojiten monitorime 5 vjeçare dhe Shqipëria ende nuk ka plotësuar kërkesat.
Ky ishte sqarimi i bërë nga Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, në lidhje me shqetësimin e ngritur nga deputeti socialist Erjon Braçe disa ditë më pare, i cili ka deklaruar se patatja shqiptare është bllokuar në Poloni.
Panariti: Disa bllokime që kanë ndodhur nuk kanë ndodhur për shkak të pasigurisë, por faktit se ne për disa prodhime dhe këtu i referohemi patates, jemi akoma në përmbylljen e proçesit të çertifikimit të kritereve karantinore. Për pataten është një kriter i përcaktuar nga kërkesat që vinë nga BE që ne duhet të mbyllim proçedurat karantinore. Kemi bërë
gjysmën e punës dhe na mbetet të bëjmë dhe gjysmën tjetër. Për prodhimet e tjera perime dhe fruta nuk ka asnjë lloj pengese.
Panariti theksoi se analizat e laboratorëve shqiptarë njihen në vendet e BE-së dhe këtë e konfirmon eksporti i perimeve dhe frutave.
Panariti: Çertifikatat e laboratorëve shqiptarë njihen nga vende të BE. Ne eksportojmë në Bullgari, Itali dhe Danimarkë. Prodhimet tona shoqërohen me çertifikatë fito-sanitare, përndryshe nuk mund të lëvizim në këto tregje.
Këto deklarata Ministri Panariti i bëri pas nje aktiviteti ku u prezantua programi i BE-së për mbështetjen e bujqësisë IPARD 2 .
Në katër vite, Shqipërisë i janë akorduar 70 milion euro dhe brenda këtij viti do të përfitohen 13 milion euro.
KOHA JONË SONDAZH

