Pandemia/ 31 qytete, prej dy javësh “Covid Free”
Prej dy javësh 31 bashki në të gjithë vendin, nuk kanë asnjë rast me Covid.
Ndër qytetet e pastra janë kryesisht ato në veri, si Kruma, Peshkopia dhe Kukësi. Në jug janë Tepelena e Himara.
Specialisti i ISHP Artan Simaku, thotë për “ABC” se, infektimet po ndodhin më së shumti tek grupmoshat 44-54 vjeç.
“Aktualisht janë 31 bashki që për një periudhë 2-javore nuk kanë paraqitur asnjë rast. Ndërsa për një periudhë 4 javore që nuk kanë pasur asnjë rast janë 23 bashki dhe ky numër vjen në rritje nga java një javë. Grupmosha mbi 60-vjeç janë të gjithë të vaksinuar dhe aktualisht prej dy javësh grumposha më e prekur është 55-64vjeç pasuar nga grupmosha 45-54-vjeç”, tregon ai.
Varianti indian i Covid nuk është shqetësim për mjekët. Ata thonë se vaksina është efektive ndaj tij. Sipas Simakut, ky virus ka një të veçantë.
“Varianti indian siç dihet qarkullon në disa shtete të europës, por lajm i mirë është se të gjitha vaksinat që qarkullojnë të mbrojnë nga ky variant”, shprehet ai.
Mjeku thotë se pavarësisht se ishte parashikuar që vjeshta do të ishte më problematike, kjo nuk pritet të ndodhë për shkak të ritmit të mirë të vaksinimit dhe uljes së fashës moshore.
/abcnews.al/