Pandemia bëri prindërit më të kujdesshëm, më pak fëmijë në spitale

Në qarkun e Elbasanit rezultojnë 40 fëmijë të prekur me koronavirusi. Fëmijët e prekur janë të moshës 6- 14 vjeç.

Fatmirësisht fëmijët nuk kanë shfaqur simptoma të rënda dhe shumë prej tyre e kanë kaluar tanimë koronavirusin.

Edhe pse në kohë pandemie, në Elbasan ndryshe nga vitet e tjera, numri i fëmijëve që janë paraqitur në pediatri me virozat e stinës këtë vit është më i ulët.

Shkak për këtë sipas mjekes pediatre Irena Palloshi është bërë edhe kujesi i shtuar që kanë pasur prindërit për të vegjlit e tyrë në këto vit.

“Për këtë sezon kryesisht vijnë fëmijë me laringit, diarre e të vjedha. Prindërit kujdesen më shumë dhe distancini fizik, higjiena, maska ka bërë që numri i fëmijëve që paraqiten të jetë më i ulët”

Në kushtet kur shifrat e të infektuarve po rriten çdo ditë, dhe në Elbasan aktualisht kemi 799 persona aktiv me koronavirus, mjekët bëjnë thirrje për respektimin e këshillave bazë, si higjiena, maska dhe distancimi social.

SHKARKO APP