Pandemia Covid-19 anulon ministerialin e NATO-s që do zhvillohej në Tiranë

Pandemia Covid-19 ka anuluar ministerialin e NATO-s në Tiranë, e cila ishte planifikuar të zhvillohej më 17 dhe 18 qershor.

Ministeriali i NATO-s pritet të shtyhet për një moment tjetër, dhe vendimi pritet të merret në ditët e ardhshme.

Ministeriali i vendeve anëtare të NATO-s ishte mbajtur në Bruksel dhe për herë të parë do zhvillohet në Shqipëri.

Vendimi për zhvillimin e Ministerialit të NATO-s iu komunikua ministres së Mbrojtjes, Xhaçka më 13 shkurt.

SHKARKO APP