Pandemia Covid-19, Manastirliu: Presim rritje të rasteve
Nga Instituti i Shëndetit Publik, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha se vjeshta mund të sjellë variante të reja të virusit pandemik, ndaj apeloi për vaksinim.
“Ashtu sikurse edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alertuar, do të kemi edhe një rritje të rasteve. Vjeshta sigurisht që do të vijojë që të ketë sfidat e saj në raport edhe me rastet covid, në raport edhe me variantet e reja. Por vaksinimi është fjala kyçe. Ne do të vijojmë proçesin e vaksinimit”.
Paralel me Covid, sistemi shëndetësor ka rritur survejancën për linë e majmunit e cila tashmë testohet nga Instituti i Shëndetit Publik.