Pandemia dëmtoi prodhimin e patateve, fermerët e Korçës pa mbështetjen e qeverisë

Fermerët e Korçës po hedhin pataten që u ka mbetur pa shitur për këtë vit. Ata flasin për dhjetra ton prodhim i shkuar dëm dhe humbje të konsiderueshme. Kritika kanë edhe për mungesën e mbështetjes nga qeveria.

”Kjo patate po hidhet sot. Edhe me 10 lekë që është çmimi nuk ka tërheqje.”

Kjo fermere në Korçë po hedh në arat e saj 8 tonë patate të mbetur pa shitur për këtë vit.

”Kemi prodhuar sivjet 20 mijë kuintalë patate dhe kemi shitur vetëm 12 mijë. 8 mijë kuantalë janë në gjendje sot, kemi filluar që dje që po i hedhim.”

Ata shprehen se pandemia ishte një nga arsyet e mos shitjes së prodhimit duke iu shkaktuar tashmë dëm prej dhjetra miliona lekësh.

”Punëtori në fund të ditës do marrë rrogën se janë hallexhinj.”

Akoma më tej problemi thellohet edhe për vetë faktin se ka munguar mbështetja e shtetit për ta.

Ankohen për mungesën e mbështetjes nga qeveria, të cilës i kujtojnë ndihmën për sektorët e tjerë të ekonomisë.

”Trumpetohet me të madhe që do japin pagën e luftës, siç ka dhënë bizneseve me të drejtë, se janë hallexhinj. Kurse për ne bujqësinë nuk është kujtuar asnjeri.”

Duket se pandemia ka mbyllur brenda edhe deputetët e zonës pasi në asnjë moment ata nuk janë parë pranë këtyre fermerëve për të marrë problemet e tyre dhe t’i përcojnë më pas në Ministri.

”Ku janë deputetët e zonës sonë? Nuk është dukur asnjë njeri.”

E vetmja gjë që qeveria ka lehtësuar për fermerët kanë qenë imputet bujqësore por ky lehtësim nuk ka vlejtur malli ka ngelur pa shitur.

/Ora News

 

SHKARKO APP