Pandemia e COVID-19, krijuesi i vaksinës së Pfizer tregon se kur do t’i kthehemi jetës normale
Ugur Sahin, drejtori ekzekutiv i ndërmarrjes gjermane BioNTech, e cila të hënën e kaluar njoftoi se ka zhvilluar së bashku me Pfizer një vaksinë kundër koronavirusit me efektivitet 90%, tha për “The Guardian” se kjo vaksinë do të mund të ndalojë pandeminë Covid-19.
Ai tregoi edhe periudhën se kur do t’i kthehemi jetës normale.
“Nga mesi i vitit të ardhshëm. Por, para se të ndodhë kjo, na pret një dimër i vështirë. Edhe sikur të nisë shpërndarja e vaksinës në dhjetor, situata nuk do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore.”-tha ai.
Shkencëtari shpjegoi edhe se si do të funksionojë vaksina e Pfizer.
“Vaksina pengon që Covid-19 të ketë akses në qelizat tona. Por, edhe nëse hyn në qeliza, ato e eliminojnë virusin. Kemi hyrë shumë thellë në sistemin imunitar për të perfeksionuar mbrojtjen e vaksinës”.