Pandemia, Gjermania shtyn hapjen e kufijve me vendet e treta deri më 31 gusht, mes tyre dhe Shqipëria

Për shkak të masave të marra për pandeminë e koronavirusit, Gjermania ka vendosur që të shtyjë hapjen e kufijve me vendet e treta ku përfshihet edhe Shqipëria. Mësohet se ky vendim vlen për vendet e treta, ku përfshihet dhe Ballkani Perëndimor. Mediat gjermane raportojnë se shtyrja e hapes së kufijve do të jetë deri më 31 gusht.

Ndërkohë, Gjermani ka hapur kufirin me Luksemburgun, ndërsa për shtete si Austria, Zvicra dhe Franca kontrollet nuk janë sistematike, por vetëm rastësore.

Kujtojmë se për këto vende ishte parashikuar që kufijtë të hapeshin në 15 qershor.

SHKARKO APP