Pandemia globale dhe politika, pedagogia tregon “shkundjen” që ndodhi
Pedagogia Haris Vongli në një lidhje me Skype për emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” foli mbi situatën që po kalon bota si pasojë e pademisë globale.
Vongli tregoi se ishte vetëkarantinuar dy herë nga kjo situatë, një herë kur ishte në Kinë dhe një herë tjetër tani në Paris.
Lidhur me masat që janë marrë nga qeveritë e ndryshme në botë ajo shprehu rezerva për disa shtete edhe të zhvilluara sipas saj të cilat e neglizhuan virusin duke lënë të nënkuptohet Italinë.
Ndërsa për Shqipërinë ajo tha së masat duhet të jenë edhe më drastike madje, pasi edhe masat e marra kanë të bëjnë me mentalitetin e popujve ku aplikohen.
Pedagogia tregoi ndër të tjera edhe një gje interesante lidhur me solidaritetein mes popujve në këtë situatë duke theksuar se ishte një shkundje që i bëri edhe politikës botërore dhe populizmit në botë shto këtu edhe nacioalizmin e tepruar nga shtetet e ndryshme në këtë situatë pandemia globale.
https://www.facebook.com/faxnews.all/videos/2500919380173047/