Pandemia, “Mimoza Llastica” bën gjestin e madh, dhuron respiratorë për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”
E larguar nga Shqipëria në vitet 90-të, Zhaklina Dhimojani Blättler, nuk e ka harruar asnjëherë vendin e saj të lindjes.
Aktorja e njohur për publikun shqiptar, që mbahet mend për rolin e saj “Mimoza Llastica” i ka dhuruar sot përmes Ambasadës shqiptare në Bernë, disa respiratorë për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, që do të ndihmojnë më tepër të prekurit nga Covid-19.
“Ambasada e RSH në Bernë i shpreh falenderime dhe mirënjohje Z. Blättler, që gjatë këtyre viteve në Zvicër ka dhënë ndihmën e saj në fushën sociale, ka promovuar artin dhe kulturën tonë në Diasporë dhe ka kontribuar me donacione të ndryshme për Bashkinë e qytetit të Himarës, prej nga ajo ka origjinën”, thuhet në njoftimin e Ambasadës./ Koha Jonë
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1667002653470516&id=339209959583132