Pandemisë po i vjen fundi

Kur vende po heqin shumë kufizime ndaj pandemisë së Covid-19, Shqipëria ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap edhe pse shifrat po zbresin.

Kufizimet ekzistojnë vetëm në letër se askush nuk i respekton, por Silva Bino shpjegon se ky është një vendim kolegjial i Komitetit dhe se kërkohet një nivel vaksinimi edhe më i lartë.

Procesi i vaksinimit duket se është frenuar në këtë periudhë, për shkak edhe klinikës së lehtë që po shfaq ”Omicron”. Ndërkohë edhe pse më të pakta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar sërish 7 persona çdo 24 orë që humbin jetën nga Covid-19, nuk janë pak për Shqipërinë.

SHKARKO APP