Panik në aeroportin e Parisit, evakuohen të gjithë pasagjerët dhe stafi

Momente paniku kapluan qytetarët dhe punonjësit në aeroportin e Parisit Orly pas një telefonate për paralajmërim për bombë.

Një burim policor i tha Le Parisian se personi që telefonoi pretendoi se kishte vendosur një bombë brenda tualetit në aeroport.

Menjëherë është bërë evakuimi i të gjithë personave ndërsa pas disa orësh është njoftuar se situata është normalizuar dhe se alarmi ka qenë i rremë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“U tmerruam, shikoje vetëm njerëz që vraponin, na thanë që të dilnim jashtë”, ka deklaruar një prej pasagjerëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?