Panik në kroçierë! Pasagjeri anglez transportohet me urgjencë në spitalin e Durrësit

Kapiteneria e Portit Durrës mori thirrje për ndihmë nga Kroçiera Marbella Explorer II në orën 23:50 të mbrëmjes së djeshme rreth 20 milje nga Durrësi, për një shtetas anglez të sëmurë në bord me simptoma të rënda që kërkonte ndërhyrje urgjente.

Kroçiera lundronte nga Korfuzi për në Kotor dhe menjëherë u udhëzua nga Kapiteneria e Portit Durrës që të afrohej në Radë për të marrë të sëmurin si dhe e njoftuan autoritetet dhe Rimorkatori i ASHD për të bërë të mundur marrjen nga rada dhe ambulanca për ta shoqëruar në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Në orën 02:30 shtetasi anglez me inicialet C.P. mbërriti në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Në operacion u angazhua rimorkatori Joni i ASHD me ekuipazhin, FSPD, Policia Kufitare si dhe oficerët dhe Kapiteni i Portit Durrës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?