Panik në Paskuqan, autobusi i linjës merr flakë në lëvizje. Policia jep detaje

Foto ilustruese

Pak minuta më parë një autobus urban në Paskuqan ka marrë flakë në lëvizje e sipër. Ngjarja ka shkaktuar frikë dhe panik tek udhëtarët, por fatmirësisht nuk ka të lënduar mes tyre.

Policia ka mbërritur sakaq në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.08.2020, rreth orës 13:00, në Paskuqan si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti autobuz me drejtues shtetasin E.J.

Nga zjarri nuk ka njerëz të lënduar, ka vetëm dëmë materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP