Panik në Shkodër, 32-vjeçari qëllon me armë në drejtim të një furre buke
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Shkodër, ku janë regjistruar të shtëna me armë zjarri.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”, ku 32-vjeçari Armando Ndreu, ka qëlluar në drejtim të një furre buke, ku fatmirësisht nuk kanë mbetur persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sipas Policisë ngjarja erdhi pas një konflikti, por nuk sqarohen më tej rrethanat. Pronari i furrës së bukës është identifikuar si Sadet Sala, por nuk dihet se çfarë konflikti mund të ketë patur.