Pano Sako: Termeti, këmbanë alarmi
Ekonomisti Pano Sako i ftuar në studion e RTV Ora tha se tërmeti i 26 nëntorit duhet të jetë këmbanë alarmi për menaxhimin e emergjencave civile.
“Shpresoj që tërmeti të jetë këmbanë alarmi. Qytetarët të jenë kërkues tek emergjencat civile. Unë kam qenë në Durrës që në 6 të mëngjesit të 26 nëntorit dhe shikoja tufa njerëzish që gërmonin me duar. Nuk kishin veshje, as mjete. Duhet parë me prioritet absolut.”
Largimin e inerteve të objekteve të shembura e sheh me dyshim në momentin kur nuk ka një vendim prokurorie.
“Nuk e kuptoj si po merret vendimi pa dhënë prokuroria leje, sepse aty kanë vdekur njerëz, janë dëmtuar njerëz, shtëpi, po dëmtohet buxheti i shtetit. E gjithë kjo përbën vepër penale. Nuk mund të prishen godinat me një urdhër të drejtorit të IKMT-së apo kryeministrit. Aty ka ndodhur një vepër penale.
Edhe inxhinieri Elidon Kokona mendon se duhet më parë të merreshin provat.
“Nëse do prishen e mira ishte që të merreshin provat, qoftë sa i takon materialeve të përdorura, lejes së ndërtimit të dhënë për këto objekte.”, tha Pano Soko.
Termeti i 26 nentorit shkaktoi 51 viktima dhe qindra ndertesa te demtuara.
Inxhinier Elidon Kokona i ftuar në intervisten e mbremjes në studion e RTV Ora thotë se në një pjesë të mirë janë respektuar kodet e ndërtimit. Tërmeti i 26 nëntorit konsiderohet në rastet e tërmeteve të forta fatale dhe nëse nuk do të ishin respektuar në masë kodet atëherë të gjitha godinat civile do të ishin shembur duke u kthyer ne krematoriume te medha