Papa: Ëndërroj që emigrimi të mos quhet më një krim

Papa Françesku tha se ka një ëndërr e ajo lidhet me emigrantët. Duke folur për liderët Europianë që ishin pjesë e ceremonisë të vlerësimit të Papës, ai theksoi se Europa është e copëtuar.

Papa u vlerësua me çmimin e përvitshëm Ndërkombëtar, “Charlemagne”.  Një çmim për: “Angazhim për paqen, mirëkuptimin dhe mëshirën e vlerave të shoqërisë Europiane”. Ai foli për ëndrrën e një Europë që ishte, dhe tani nuk është më. “Me mendjen dhe zemrën me shpresë dhe pa nostalgji të padobishme, si një fëmijë i cili gjen veten në Europë, ku rrënjët e saj të jetës është besimi, të ëndërrojnë për një humanizëm të ri Europian”, ka thënë Papa.

“Kam një ëndërr që të shoh një Europë të re”, tha ai. “Është ëndrra e një Europë që kujdeset për fëmijën, si një vëlla i cili ndihmon të varfrit dhe atyre që vijnë në kërkim të pranimit, sepse ajo nuk ka dhe kërkon strehim. Ëndërroj për një Europë, që një emigrant të mos quhet kriminel dhe të emigrosh nuk është një krim, por të kemi një ftesë për një angazhim më të madh për dinjitetin e të gjitha qenieve njerëzore”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Papa më tej ka ngritur çështjen e të qenurit humanist, mbrojtës i të drejtave të njeriut, demokracisë dhe lirisë, të cilat sipas tij kanë humbur në Europën që dikur ishte simbol i këtyre. Papa ka nënvizuar se: “Çfarë ka ndodhur me ju, ku është Europa e poetëve, e filozofëve, e artistëve, muzikantëve apo dhe e shkrimtarëve? Çfarë ka ndodhur me ju?

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka ardhur koha u shpreh Papa që Europa, nëna e popujve dhe kombeve, të jetë përsëri nëna e burrave dhe grave, siç ka qenë e atyre grave e burrave të mëdhenj të cilët ishin në gjendje për të mbrojtur dhe për të dhënë jetën për dinjitetin e vëllezërve të tyre”.

Burimi: BBC/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?