Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 19 Nëntor 2026, 22:46 Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut Pas dështimeve teknologjike që goditën Microsoft, bankat, linjat ajrore dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, amerikanët po dynden në supermarkete për ushqime dhe gjeneratorë. Autoritetet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Tirana
  • Spiropali
  • Ogren Balluku
  • FRPD
  • Buxheti
  • Merkato
  • Shehaj-Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Tirana
  • Spiropali
  • Ogren Balluku
  • FRPD
  • Buxheti
  • Merkato
  • Shehaj-Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Papa Françesku kujton Hiroshimën dhe Nagasakin: Lutemi për viktimat e të gjitha luftërave

Aktualitet E diel, 11 Gusht 2024 15:04
Papa Françesku kujton Hiroshimën dhe Nagasakin: Lutemi për viktimat e të gjitha luftërave
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në përfundim të lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa kujtoi bombardimin tragjik të dy qyteteve japoneze në vitin 1945, më pas kërkoi lutje për paqen në Ukrainë, në Lindjen e Mesme, Sudan dhe Mianmar: “Ne vazhdojmë t’ia besojmë Zotit viktimat e këtyre ngjarjeve dhe të gjitha luftërave”.
R.SH. – Vatikan

Ishte kujtimi i rreth 220 mijë të vdekurve, viktima të njërës prej tragjedive më të rënda të njerëzimit, bombës atomike të hedhur në Hiroshima dhe Nagasaki, e edhe dhimbja për qindra mijëra vdekje sot, të shpërndara copa-copa në këtë “luftë III botërore” që po luftohet në të katër anët e botës! Fjalët e Françeskut në përfundim të Engjëllit këtë të diel, 11 gusht, ishin të shkurtra, por të ngarkuara me dhimbje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përvjetori i një tragjedie
Duke parë nga dritarja e Pallatit Apostolik, Papa, pas katekizmit dhe lutjes mariane, në radhë të parë kujtoi përvjetorin e bombardimeve atomike të Hiroshimës dhe Nagasakit (6 dhe 9 gusht 1945), dy qyteteve japoneze që i vizitoi në Nëntor 2019 me rastin e shtegtimit apostolik në Tokën e Diellit që lind. U ndalua edhe në Memorialin e Paqes, në Hiroshima, ku përshëndeti edhe disa të mbijetuar; çast ky, që i la “mbresa të thella” Papës, siç u shpreh edhe ai vetë publikisht. Përvjetori i tragjedisë së gati tetëdhjetë viteve më parë i krijoi Ipeshkvit të Romës mundësinë t’i naltojë Zotit lutjen për viktimat e çdo lufte, të çdo vendi e çdo kohe:

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ndërsa ne vazhdojmë t’ia besojmë Zotit viktimat e atyre ngjarjeve dhe të të gjitha luftërave, përsërisim lutjen tonë për paqen, veçanërisht për Ukrainën e martirizuar, Lindjen e Mesme, Palestinën, Izraelin, Sudanin dhe Mianmarin”.

Lutjet për Ukrainën, Lindjen e Mesme, Sudanin, Mianmarin
Si gjithmonë në lutjen e Engjëllit dhe në audiencat në përgjithësi, edhe sot Papa Françesku përshkroi listën e trojeve ku po zhvillohet dhuna brutale: Ukrainën, ku numri i të vdekurve vazhdon për shkak të sulmeve me dronët rusë dhe lufta merr forma të reja; Lindjen e Mesme, nga e cila dje mbërritën fotografitë dhe lajmet e një prej sulmeve më dramatike të këtyre dhjetë muajve të luftës: në shkollën Al-Tabai’een, në sektorin Al-Sahaba në qytetin e Gazës, me të paktën 100 viktima dhe dhjetëra të plagosur, përfshirë fëmijë, siç raportojnë autoritetet palestineze. Më pas Sudanin, ku konflikti po përhapet, duke i detyruar banorët dhe të gjithë misionarët të ikin, dhe Mianmari, krizë e harruar shpesh nga opinioni publik, tokë e munduar dhe e vuajtur në të cilën kanë ndodhur tragjedi të tilla, si sulmi i djeshëm me dron kundër Rohingya-ve, në ikje drejt Bangladeshit fqinj, që vrau dhjetëra njerëz. Mes tyre, edhe familje me fëmijë.
Për të gjithë këta njerëz, Papa kërkon lutje. Ashtu siç na kërkon të lutemi për viktimat e rrëzimit të avionit në Brazil më 9 gusht.

Mund t'ju interesojë

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 ...

Para 5 orësh
Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

Para 5 orësh
25 vite Top Channel, Lori Hoxha: Ne nuk pranojmë t’i vendosim çmim besimit, ndërgjegjes dhe lirisë

25 vite Top Channel, Lori Hoxha: Ne nuk pranojmë t’i vendosim çmim besimit, ndërgjegjes...

Para 6 orësh

Përshëndetje shtegtarëve dhe besimtarëve
Së fundi, duke parë shtegtarët e pranishëm në sheshin e mbushur plot e duke pasur parasysh periudhën e mesit të gushtit, Papa kujtoi festën e sotme të Shën Kjarës së Asizit. Më pas përshëndeti të gjitha Klariset, veçanërisht ato të Vallegloria, me të cilat, kujtoi, “më lidh një miqësi e bukur”. Është fjala për manastiri në Spello, Umbria, të cilin Papa e vizitoi papritur më 2019 dhe 2021, si pjesë e vizitave të tij në Asizi.

Përshëndeti edhe studentët e Seminarit Minor të Bergamos, të cilët mbërritën në këmbë në Romë, nga Asizi, pas një shtegtimi disaditor. “A u lodhët?” – i pyeti Papa. “Jo” gjegjen djemtë në kor. “Jo? Jeni të mirë”- përgjigjet Francesco.

Prej këndej, urimi drejtuar të gjithëve për një “të dielë të gëzuar” dhe kërkesa e zakonshme e lutjes për të.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut
Para 5 orësh

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjenerat...

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 5 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 5 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman
Para 6 orësh

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 7 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 5 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 7 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 5 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.