Papa Françesku: Lufta fitohet kur nuk bëhet

 

“Ka vetëm një mënyrë për të fituar një luftë dhe ajo është të mos e bësh atë”. Kështu ka deklaruar Papa Françesku në një emision radiofonik argjentinas.

“Duhet të ecim bashkërisht, miqësia është gjithmonë më e mirë se përleshja, paqja më mirë se lufta. Të ecim të bashkuar na ndihmon të jemi solidarë ndaj njëri-tjetrit”, ka shtuar Ati i Shenjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke vënë theksin te rëndësia e familjes, Papa argjentinas tha se nevojitet një përkushtim i madh për tu kujdesur për njëri- tjetrin, ndryshe do kemi një familje të trishtuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duhet të kujdesemi për fëmijët dhe për gjyshërit me butësinë që vetë Jezusi na ka mësuar”, deklaroi Bergolio.

Ndërkaq, deklarata e Atit të Shenjtë bërë të premten për emigrantët ka hapur polemika në Itali, veçanërisht mes klasës politike.

“Kthimi apo mospranimi i emigrantëve është luftë dhe do të thotë vrasje” tha kreu i Vatikanit, por që ka sjellë reagimin e liderit të Legës së Veriut, Matteo Salvini .

Ai ngre këtë pyetje në twitter:

“Mbi 800 klandestinë zbarkojnë në Itali. Ti dërgojmë në Bruksel apo në Vatikan?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?