Papa Françesku vijon trajtimin në Gemelli, situatë aktuale, e qëndrueshme dhe shërim i ngadalshëm

R.SH. / Vatikan përcjell në mënyrë të vazhdueshme buletinin e situatës shëndetësore të Atit të Shenjtë, por duke pasur parasysh stabilitetin e Papës, mjekët nuk kanë publikuar asnjë buletin këtë mbrëmje. “Një element pozitiv”ky, thotë Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë, duke nënvizuar se informacioni mjekësor do të bëhet më i rrallë. Ati i Shenjtë Françesku vazhdoi terapitë

Nuk ka asnjë lajm për të njoftuar në lidhje me gjendjen klinike të Papa Françeskut, situata është stabile dhe për këtë arsye mjekët kanë vendosur që të mos publikojnë buletinin mjekësor të paralajmëruar mbrëmë. Kështu bëri të ditur nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë, duke nënvizuar se ky duhet të konsiderohet një element pozitiv.

Me sa duket do të ketë informacione mjekësore nesër në mbrëmje, por ka gjasa që buletinet të rrallohen me kalimin e kohës duke pasur parasysh situatën e qëndrueshme. Edhe këtë mëngjes nuk do të ketë më asnjë komunikim se si e ka kaluar natën Papa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rimëkëmbja e Papës është e ngadaltë dhe kërkon kohë që përmirësimet të konsolidohen, informon gjithmonë Zyra e Shtypit. Sa i përket ditës së Papës, ajo iu kushtua lutjes dhe terapive të frymëmarrjes dhe motorike e fizioterapisë. Rimëkëmbja e Papës është e ngadaltë dhe duhet kohë që përmirësimet të konsolidohen, informon gjithmonë Zyra e Shtypit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?