Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Papa: “Pranë të rinjve të Gazës dhe Ukrainës. Ju jap takim në Ditën Botërore të Rinisë në Seul”

Aktualitet E diel, 3 Gusht 2025 15:10
Papa: “Pranë të rinjve të Gazës dhe Ukrainës. Ju jap takim në Ditën Botërore të Rinisë në Seul”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Rreth 800,000 të rinj nga 146 vende të botës u mblodhën të shtunën në periferi të Romës për të marrë pjesë në një vigilie lutjeje me Papën Leon XIV, i cili mbërriti me helikopter ushtarak, duke u pritur si një yll rock-u. Organizatorët besojnë se numri i pjesëmarrësve mund të ketë arritur edhe në një milion.

Leoni XIV, në fund të meshës jubilare për të rinjtë, tha Engjëllin e Tënzot së bashku me më se një milion të rinj e të reja, mbledhur në Tor Vergata. Papa kujton edhe një herë Marien dhe Paskalen, dy shtegtaret që vdiqën gjatë udhëtimit për në Romë. Pastaj i çon mendimet te besimtarët e vendeve të “përgjakura” nga lufta dhe përsërit ftesën e tij për Ditën Botërore të Rinisë 2027 në Korenë e Jugut: “Të vazhdojmë të ëndërrojmë së bashku, të shpresojmë së bashku”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ka një mendim për të gjithë Papa Leoni XIV, në përfundim të meshës me të rinjtë në Tor Vergata, pasi tha lutjen e Engjëllit të Tënzot bashkë me ta. Për të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe tokave të mbytura nga gjaku i konflikteve. Për Paskalen, egjiptianen, që vdiq nga një infarkt në zemër gjatë rrugës për në Romë dhe, për Marinë, e cila ndërroi jetë para se të nisej për udhëtim. Por nuk harron edhe ipeshkvijtë, meshtarët, rregulltarët dhe edukatorët, që i shoqëruan të rinjtë në këtë Jubile, që i ngjan shumë një Dite Botërore të Rinisë. E pikërisht asaj, që do të kremtohet në Korenë e Jugut, më 2027, ia kushton fjalët e fundit, para koreanëve të pranishëm, që valëvitin me krenari flamurin e tyre. Në mendimet e Atit të Shenjtë edhe “shumë të rinj”, që nuk mundën të merrnin pjesë në ngjarjen e Romës, pasi banorë në ato vende “nga ku ishte e pamundur të dilje”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një ujëvarë hiri
Jubileu, vëren Papa…

“Ishte një ujëvarë hiri për Kishën dhe për të gjithë botën! E kjo ndodhi përmes pjesëmarrjes së secilit prej jush. Për këtë dua t’ju falënderoj, një nga një, me gjithë zemër”.

Mund t'ju interesojë

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Para 3 orësh
Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 4 orësh
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 6 orësh

Kujtimi i Maries dhe i Paskales
Ashtu siç bëri në Vigjiljen e mbrëmshme, Leoni XIV kujton sërish Marien dhe Paskalen, “dy shtegtaret e reja, njëra spanjolle e tjetra egjiptiane, që na kanë lënë ditët e fundit”. Maria Cobo, 30 vjeç, vdiq më 30 korrik, para se të arrinte në Romë, për arsye shëndetësore. Pascale Rafic, egjiptiane, vdiq në moshën 18 vjeçare nga një infarkt ndërsa udhëtonte me autobus për në famullinë e Artenës, në provincën e Romës, ku do të merrte pjesë në kremtimet e Jubileut. Dje, Papa e priti grupin egjiptian në audiencë, në shenjë ngushëllimi dhe inkurajimi.

Pranë të rinjve në vendet në luftë
E fjalët e Papës, në anglisht, bëhen më pas fjalë ngushëllimi dhe inkurajimi për gjithë të rinjtë, që jetojnë nën gjëmimin e bombave, me frikën e sulmeve, me tmerrin e humbjes dhe të shkatërrimit.

“Në bashkim me Krishtin, paqen dhe shpresën tonë për botën, jemi më afër se kurrë të rinjve, që vuajnë të këqijat më të rënda, të shkaktuara nga qenie të tjera njerëzore. Jemi me të rinjtë e Gazës, jemi me të rinjtë e Ukrainës dhe me ata të çdo vendi të përgjakur nga lufta”.

Papa ngre zërin para oqeanit rinor, që shtrihet në gjithë sipërfaqen e Tor Vergatës: “Vëllezërit dhe motrat e mia të reja, ju jeni shenja se një botë tjetër është e mundur: një botë vëllazërie dhe miqësie, ku konfliktet zgjidhen jo me armë, por me dialog”. “Po, me Krishtin është e mundur! Me dashurinë e tij, me faljen e tij, me forcën e Shpirtit të tij”, pohon Leoni XIV në spanjisht.

“Të dashur miq, të bashkuar me Jezusin si shermendet me hardhinë, do të jepni shumë fryt; do të jeni kripa e tokës, drita e botës; do të jeni fara shprese kudo: në familje, me miqtë, në shkollë, në punë, në sport. Fara shprese me Krishtin, shpresën tonë”.

Drejt Ditës Botërore të Rinisë në Seul, në vitin 2027
“Roje të mëngjesit”, pati thënë në këtë fushë Papa shenjt Gjon Pali II, 25 vjet më parë. “Fara shprese”, u tha sot të rinjve Leoni XIV, duke u dhënë takim në Seul, kryeqyteti i Koresë së Jugut, ku do të kremtohet Dita Botërore e Rinisë 2027. “Mos u trembni: unë e munda botën!” (Gjn 16,33) do të jetë tema e Ditës.

“Atëherë, po ju jap takim në Seul: të vazhdojmë të ëndërrojmë së bashku, të shpresojmë së bashku!”, pohon Papa, duke i ftuar të rinjtë ta çojnë shpresën edhe në Korenë e Jugut, për të shpallur fitoren e Krishtit të Ringjallur mbi të keqen e mbi vdekjen.

Një mendim për ata, që nuk mund të largohen nga vendi i tyre
Brohoritjet “Papa Leoni, Papa Leoni” shoqërojnë përshëndetjet e fundit. E, duke i falënderuar të gjithë, Ati i Shenjtë u kushton dy fjalë edhe të rinjve, që s’mundën të vinin.

“Në shumë vende, ku është e pamundur të dilet… ka vende ku të rinjtë nuk mundën, për arsye që i dimë. Çojani këtë gëzim, këtë entuziazëm, gjithë botës. Ju jeni kripa e tokës, drita e botës, çojani këtë përshëndetje të gjithë miqve, gjithë të rinjve, që kanë nevojë për një mesazh shprese. Faleminderit të gjithëve dhe rrugë të mbarë!”

R.SH. – Vatikan

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 3 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 3 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 4 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 4 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 7 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

2 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 4 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 3 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 6 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.