Papa shpreson paqen për Ukrainën: “Zemra ime është me vuajtjet e popullsisë, që jeton në ankth e frikë”
Thirrje e re e Papës, pas lutjes mariane të kësaj të diel të parë të shtatorit, për t’i dhënë fund dhunës dhe “për t’i hapur zemrat për dialog e paqe”. Lutja e Leonit lartohet, që të ketë “pajtim në të gjitha konfliktet e botës”
Dhimbje për viktimat e civilëve të pafajshëm
Nga Pallati Apostolik në Sheshin e Shën Pjetrit, shqetësimi i Papës Leoni po ndihet edhe një herë, duke i bërë jehonë fuqimisht situatës dramatike në Ukrainë, ku të paktën një person ka vdekur dhe 25 janë plagosur në sulmet e fundit ruse kundër qytetit të Zaporizhzhisë dhe rajonit me të njëjtin emër. Sipas Guvernatorit Ivan Fedorov, forcat ruse kanë kryer gjithsej 886 sulme kundër 54 lokaliteteve në rajon në 24 orë.
Me zemër të thyer, kam ndjekur lajmet për sulmet e dhunshme që kanë goditur së fundmi disa qytete dhe infrastrukturë civile në Ukrainë, duke rezultuar në vdekjen e njerëzve të pafajshëm.
Ukraina, ku shkollat i rezistojnë luftës
Në këtë vend evropian, viti i ri shkollor filloi më 1 shtator mes sirenave, strehimeve ajrore dhe mësimeve të ndërprera nga bombardimet. Për miliona fëmijë, lufta…
Negociatat le të japin fryte konkrete
Ndërsa lutja e Papës drejtuar Zotit përqendrohet në dëshirën universale për paqe në planet – “që harmonia të mbizotërojë në të gjitha konfliktet e botës”, shpresa është që aktiviteti diplomatik të gjejë terren pjellor për të çuar përpara rrugën e paqes.
Bëj një apel të ripërtërirë për t’i dhënë fund dhunës, për të ndaluar shkatërrimin, për të hapur zemrat për dialog dhe paqe! Shpresoj që përpjekjet e ndërmarra në ditët e fundit për të rinisur negociatat do të japin fryte konkrete dhe do të hapin rrugën për diplomacinë.
Leo XIV: Vajtimi dhe shpifja paralizojnë, Ungjilli mëson lirinë
Gjatë Engjëllit në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa, duke komentuar leximet e sotme, 6 shtator, na nxit të praktikojmë “dashurinë e ndërsjellë” dhe inkurajon komunitetet e krishtera të “përballen…
Sulme të shumëfishta
Sipas autoriteteve ukrainase, Moska kreu 25 sulme ajrore dhe përdori 673 dronë të llojeve të ndryshme, kryesisht FPV, përveç dy sulmeve me raketahedhës të shumtë dhe 186 bombardime artilerie. Dje pasdite, një sulm me dron kundër Zaporizhzhisë plagosi të paktën 15 persona dhe dëmtoi shtëpi e një ndërtesë zyrash. Ndërkohë, Ministria Ruse e Mbrojtjes raportoi se gjatë natës mbrojtja e saj ajrore rrëzoi 258 dronë ukrainas në 14 rajone ruse, si dhe në Krimenë e pushtuar e në ujërat e Detit të Zi dhe Detit të Azov.
Ukraina, të dërguarit e SHBA-së mbërrijnë në Kiev pas bisedimeve me Moskë
Steve Witkoff dhe Jared Kushner janë në kryeqytetin ukrainas për të vazhduar iniciativën e re diplomatike amerikane pas më shumë se tre orësh bisedimesh në Kremlin. Nuk u njoftua asnjë përparim.
Vatican News
KOHA JONË SONDAZH

