Paqartësia në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, maturantët në rrezik dhe në fazën e dytë

Maturanët  janë ende në ankth, nëse do të fitojnë të drejtën për të vazhduar studimet e larta, në atë degë që ata dëshirojnë. Pas pikëpyetjeve që shoqëruan fazën e parë ku shumë maturantë nuk dolën fitues në asnjërën prej 10 preferencave, edhe e dyta ka paqartësi.

Pas shpalljes së fituesve të fazës së dytë për në universitete, Ministria e Arsimit përmes një udhëzimi thotë se regjistrimet në këtë fazë do të bëhen nga datat 13 deri në 16 tetor. Por ndërkohë nëse shikon kalendarin, e 15 dhe 16 janë ditë e shtunë dhe e dielë.

A do të jenë hapur institucionet e arsimit të lartë për t’u bërë regjistrimet? Nëse po, sërish ka një pyetje që mundon maturantët: Po bankat e nivelit të dytë a punojnë në fundjavë? Normalisht që jo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse ministrja e Arsimit dhe kryeministri Rama premtuan që nuk do të mbeteshin maturantë pa shkollë sepse kishte kuota të shtuara, sërish në fazën e dytë rezultoi që nxënës me mesatare mbi 9 nuk kanë fituar asnjë program studimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?