”Paqe” me Rulin dhe Mustafajn, Basha flet për Topallin dhe Patozin

Takimi në selinë blu i Lulzim Bashës me Genc Rulin dhe Besnik Mustafajn, ngjalli interes të gazetarët, të cilët e pyetën kreun e PD-së për këtë zhvillim të ri.

“Ishte një kafe miqësore, s’kam asgjë që t’i shtoj apo t’i heq atyre që kanë thënë Besniku e Genci”, u shpreh ai.

Gazetarët e pyetën Bashën nëse kjo paqe me të pakënaqurit do të përfshijë edhe figura të tjera të rëndësishme te demokratët si Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dora ime do jetë e shtrirë për këdo që do vijë të kontribuojë në këto orë kritike, qofshin ata që i takojnë historikisht shtëpisë së tyre demokratike, qofshin këta të rinj”, tha kryetari i PD-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?