“Para drejtësisë”, ekstradon në Turqi dhe në Itali, 3 shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht

✅I ekstraduari në Turqi, i dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim, për 3 vepra penale.
✅2 të ekstraduarit në Itali, njëri i akuzuar për grabitje me armë, me pasojë, ndërsa tjetri i akuzuar për shfrytëzim për prostitucion dhe për kanosje.
Si rezultat i koordinimit të punës dhe bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe strukturave homologe në Turqi dhe në Itali, u finalizuan procedurat për ekstradimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Konkretisht:
-u ekstradua në Turqi, shtetasi turk Koray Anic, 36 vjeç, pasi Gjykata e Stambollit, në vitin 2024, e ka dënuar me 4 vjet, 6 muaj e 5 ditë burgim, për rrëmbim, posedim të armëve të zjarrit dhe armëve shpërthyese dhe për kanosje;
-u ekstradua në Itali, shtetasi shqiptar M. L., 27 vjeç, i lindur në Dibër, pasi Gjykata e Torinos, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për grabitje me armë, me pasojë. Në vitin 2021, 27-vjeçari dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pronarin e një banese në Itali, ku kishte hyrë për të vjedhur, së bashku me shtetas të tjerë;
-u ekstradua në Itali, shtetasi shqiptar A. A., 49 vjeç, i lindur në Skrapar, pasi Gjykata e Komos, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shfrytzim për prostitucion dhe për kanosje.
Operacioni “Para drejtësisë” vijon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?