Para se të tentonte të hidhej nga ura e Bunës me 4 fëmijët e mitur, 27-vjeçarja telefonoi dikë dhe i tha…

27-vjeçarja e cila tentoi të hidhej nga Ura e Bunës, së bashku me katër fëmijët e saj të mitur, dyshohet se ka lajmëruar dikë para. Ajo ka telefonuar një familjarin e saj për t’i dhënë lamtumirën. Kjo e fundit ka lajmëruar menjëherë policinë, ku patrulla fatmirësisht ka qenë shumë afër dhe kanë ndërhyrë disa policë duke e ndaluar gruan. Nëna e re ishte ndarë nga bashkëshorti prej pak kohësh dhe se jetonte te prindërit së bashku me fëmijët 7, 5, 3 dhe 1 vjeç. Në muajt e fundit 27-vjeçarja ka shfaqur një gjendje shumë të renduar psikologjike. Ata u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

SHKARKO APP