Parakon para derës së Pallatittë Brigadave, sherr me gardistët

Një person ka përfunduar në prangat e policisë, pasi është zënë me efektivët e Gardës së Republikës. Kjo, duke qenë se ai ka vendosur të parkojë makinën e vetë para derës së së Pallatit të Brigadave.

“Më datë 09.08.2015, shtetasi i identifikuar me inicialet A.Sh, banues në Sauk, rreth orës 12.30, në rrugën e “Elbasanit, ka ndaluar mjetin e tij me targa, në derën kryesore të hyrjes së Pallatit të Brigadave. Por kur e kanë konstatuar punonjësit e Gardës së Republikës, i kanë kërkuar që të lëvizë automjetin prej andej. Ky nuk ka pranuar duke mos iu bindur urdhrave të punonjësve të sigurisë së Gardës së Republikës, çka është shoqëruar edhe me debat mes palëve. Më pas aty kanë mbërritur punonjësit e Rendit dhe e kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë.

Ndaj tij ka nisur procedimi penal në bazë të Nenit 242 të Kodit Penal (Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik)”, thuhet në deklaratën e policisë.

SHKARKO APP