Paralajmërimi i fortë për dyshen Rama-Dako: Paratë i ndajnë bashkë, por edhe fatin e njëjtë do të kenë

Vijon të komentohet vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për ti ndaluar hyrjen në SHBA ish kryebashkiakut të Durrësit dhe anëtarit të Kryesisë së PS, Vangjush Dako.

Pas kreut të PD, Lulzim Basha, i cili e quan Dakon “bankomatin personal të kryeministrit”, reagon edhe ish kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, ish kryeministri paralajmëron se, ashtu siç ndajnë paratë bashkë, edhe fatin do e kenë të përbashkët.

“Paratë i ndajnë bashkë por edhe fatin e njëjtë do të kenë”, shkruan në postimin e tij ish kryeministri Sali Berisha.

SHKARKO APP