Paralajmërimi i Gjiknurit: Keni 15 ditë kohë, do hiqen të gjitha objektet e paligjshme

Çdo objekt i paligjshëm nga rruga do të hiqet, ka deklaruar ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri. Ai ka bërë inspektim në mbikalimin e Shkozetit, duke folur për operacionin e pastrimit të nyjeve e akseve kombëtare.

Ministri Gjiknuri u shpreh se do të hiqen njësitë tregtare dhe tabelat e reklamave, si dhe do të zbatohet me rigorozitet përcaktimi i Kodit Rrugor.

“Keni 15 ditë kohë t’i hiqni vullnetarisht, në përfundim të afatit do të ndërhyhet në terren”, është shprehur z. Gjiknuri. Sipas tij, operacioni do të zhvillohet në disa faza, nga pastrimi i akseve tek disiplinimi i hyrje-daljeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?