Paralajmërimi i OBSH: 2 milionë njerëz mund të vdesin nga koronavirusi, para se vaksina të jetë gati
Para se një vaksinë e suksesshme kundër koronavirusit të përdoret gjerësisht, numri global i të vdekurve mund të dyfishohet duke arritur në 2 milionë njerëz.
Paralajmërimi në fjalë ka ardhur nga një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Sipas “The Guardian”, Dr. Mike Ryan, shefi i programit të emergjencave tha:
“Nëse nuk e bëjmë (reagimin e përbashkët), numri për të cilin flisni 2 milionë vdekje nuk është vetëm i imagjinueshëm, por fatkeqësisht ka shumë të ngjarë të jetë i tillë”.