Paralajmërohet cunam në Mesdhe, 130 mln njerëz në rrezik (edhe Shqipëria)

Një cunam i madh në detin Mesdhe mund të rrezikojë jetët e 130 milionë njerëzve që jetojnë në bregdet, kanë paralajmëruar shkencëtarët. Lajmi jepet nga Daily Mail.

Hulumtuesin janë duke ekzaminuar masën e tërmeteve që goditën bregun verior të Afrikës dhe kanë paralajmëruar se këto tërmet mund të krijojnë valë të mëdha.

Ata kanë gjetur se nëse një tërmet me magnitudë 7.0 mund të zhdukte nga sipërfaqja një pjesë të Sicilisë dhe jugun e Kretës në Greqi. Edhe bregdeti shqiptar është shumë pranë kësaj zone, që do të thotë se qytetet e mëdha si Vlora, Durrësi, Lezha , Shkodra dhe madje Tirana rrezikohen  nga kjo katastrofë.    

Studiuesit kanë thënë se ky është një fenomen që ndodhë çdo 100 vjet dhe se tani është koha që të ndodhë cunami i radhës.

SHKARKO APP