Paralizohet Greqia, grevë 24-orëshe në gjithë sektorët

 

Prej orës gjashtë të mëngjesit, sot në Greqi figurojnë se janë të paralizuara nga një grevë e përgjithshme të gjitha shërbimet shtetërore: ministritë, zyrat e tatim-taksave, bashkitë dhe prefekturat, muzeumet, shkollat, farmacitë dhe bankat. 

Për të dytën herë brenda 20 ditëve, shteti fqinj paralizohet nga një grevë e re e përgjitshme 24-orëshe, e dyta kundër qeverisë së majtë të kryeministrit Tsipras që kur ai ka ardhur në pushtet, në janar të këtij viti.

E organizuar nga Konfederata e Sektorit Publik ADEDY dhe atij privat GSEE, ajo kundërshton projektligjin e ri të sigurimeve sociale që pritet të miratohet gjatë këtij muaji. 

Teksa në mitingjet e organizuara në vende të ndryshme të kryeqytetit dhe qyteteve të tjera të mëdha të vendit, mijëra pjesëmarrës ngrejnë zërin dhe protestojnë për reduktimin e mëtejshëm të pensioneve që pritet të sjellë ky ligj i imponuar edhe nga kreditorët e Greqisë për të kursyer nga subvencionet shtetërore më shumë se 1.8 miliardë euro.
 
 

SHKARKO APP