Parandalimi i vrasjes në Shkodër, policia: Në shënjestër një mjek

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me parandalimin e një vrasje një ditë më parë në qytetin e Shkodrës. I arrestuari Osman Malja, 21 vjeç ishte një vrasës me porosi, dhe kishte marrë urdhër të vriste mjekun A. T.

Policia e vëzhgonte prej kohësh të riun, pasi në sajë të metodave të specializuara e kishte në kontroll të plotë lëvizjen dhe veprimtarinë e tij për vrasjen e porositur.

Vrasja ishte porositur nga burgu, nga Eljon (Esmeraldo) Hato, 31 vjeç, i cili ndodhet aktualisht në burgun e Lezhës, në akuzën e vrasjes.

Në hetim për këtë çështje është 31-vjeçari dhe shtetasi Sh.Rr, i cili është shpallur në kërkim. Ky person ka qënë bashkëpuntor në përgatitjen, porositjen dhe vrasjen e mbetur në tentativë të A.T, mjek në Spitalin Rajonal Shkodër.

Një ditë më parë, forcat e Specializuara të Policisë neutralizuan autorin në momentin që ky tentoi të hapë zjarr në drejtim të “objektit të sulmit”, mjekut  A.T, me armën e tij tip kallashnikov  të kamufluar në një çantë sporti.

Në momentin e ndërhyrjes, Malja ka tentuar të reagojë edhe ndaj forcave policore, ku dhe pati shkëmbim zjarri. 21-vjeçari mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. 

Gjatë këtij operacioni autori Osman Malja ka mbetur i plagosur dhe aktualisht pas ndihmës mjekësore të dhënë, është jashtë rreziku për jetën.

SHKARKO APP